Sipas njoftimi të PK-së të mërkurën qytetari Valdrin Fazliu në një vendparkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale.
Ai kishte dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni ti ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij.
Ndërsa sot me datë 11.08.2022, gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave ndërsa pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij.
Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor dhe për besimin e tyre ndaj policisë.