Është ngjarje vjetore që mbahet në kryeqytetin amerikan, Washington.
Të enjten e parë të shkurtit, në organizimin për “Lutjet e Mëngjesit” mblidhen çdo vit rreth 3 mijë të ftuar nga mbi 100 vende mike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë vit, pjesëmarrës nga Kosova janë nga partia në pushtet, subjektet opozitare dhe shoqëria civile, teksa mungojnë përfaqësues nga Qeveria e Presidenca.
Tëvë1 gjatë ditës ka tentuar të marr përgjigje për arsyen e mos prezencës së këtyre dy institucioneve por që nuk ka pasur përgjigje.
E nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” thonë se mungesa e dy krerëve të shtetit, është shqetësuese për vendin.
Ai përmend edhe disa nga arsyet pse mund të ketë ndodhur një gjë e tillë.
E profesori universitar vlerëson se mungesa e krerëve të shtetit reflekton ftohjen e raporteve mes dy vendeve.
Kujtojmë se në të kaluarën, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kryediplomati Behgjet Pacolli, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ish kryeministri Hoti e të tjerë kishin marrë pjesë në këtë organizim.
Kronika e gazetarit Lindrit Zejnullahu.