Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin mes -4 deri -2 gradë Celsius, teksa maksimalet mes 3 dhe 7 gradë Celsius.
Kurse, moti i vranët do të përcjellë vendin edhe të enjten, me përjashtim të disa zonave ku mund të ketë reshje shiu apo edhe bore.
‘’Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Kjo situatë meteorologjike do të na përcjell edhe ditën e enjte, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore. Të enjten parashihen intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s’’, thuhet në njoftim./teve1.info/