Sipas tyre, në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit, pritet të jenë reshjet me intensitet më të lartë. Ndërsa, në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër.
IHK parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet pritet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë celsius.
“Qytetarët apelohen që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve të tjera të sigurta. Qytetet, për shkak të reshjeve të shpejta, mund të kenë problem me vërshime”, thuhet në njoftim.