Macron para mediave në Tiranë tha se ka projekte konkrete për të diskutuar në këtë Samit.
Sipas tij, është e rëndësishme që të këtë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor edhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në Bashkimin Evropian.
“Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë, diskutime gjithashtu dhe lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri, falënderoj kryeministrin Edi Rama për këtë Samit midis BE-së dhe Ballkani Perëndimor. Një moment mjaft i rëndësishëm për ne. Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë, gjithashtu edhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në BE”, tha Macron. /Teve1.info/