Këtë dorëzim e kanë bërë deputetët e LDK-së, Besian Mustafa dhe Driton Selmanaj, ku ky i fundit tha se ky Ligj në tërësinë e vet është anti-kushtetues, raporton Teve1.info
“Vlerësimi ynë është që në tërësinë e vet ky projektligj është anti-kushtetuese, ne nuk e kundërshtojmë vetëm me nene të caktuara por e kundërshtojmë në tërësinë e vet, sepse jemi të bindur se kjo iniciativë paraqet një ndërhyrje arbitrare në parimet dhe vlerat e ekonomisë së lirë të tregut”, ka deklaruar ai.
Selmanaj ka përmendur tri nene që vlerësojnë se kjo nismë e cenon rëndë kushtetutën e Kosovës.
“Ne i kemi konkretizu tri nene të kushtetueses që vlerësojnë se kjo nismë e cenon rëndë kushtetutën e Kosovës. Është neni 7 që flet për vlerat mbi të cilën qëndron Kosova dhe ku përfshihet dhe ekonomia e tregut, pastaj neni 10 flet për organizimin e ekonomisë së lirë të tregut dhe kapitulli 9 që flet për marrëdhënie ekonomike”, tha ai.
Po ashtu, Selmanaj ka një lutje për presidenten Vjosa Osmani sa i përket këtij Ligji.
“Ky projektligj duhet të anulohet dhe e lusim presidenten të mosnënshkruaj dhe kushtetuesja të merr vendimin meritor që këtë ligj ta anulojë”, ka thënë ai. /Teve1.info/