Ai para mediave tha se këtë çështje e ka diskutuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takimin e djeshëm që është mbajtur në Serbi, raporton teve1.info
“E diskutova dje me Vucicin dhe sot ja prezantova Kurtit, se kemi një vakuum të sigurisë. Nuk është e mirë për askë, as për njerëzit, shpresoj të kthehen dhe situata të kthehet në normale”, deklaroi Lajçak.
Më tej ai tha se duhet të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm në proces teksa shtoi se janë duke punuar për një takim në nivel të lartë brenda pak javësh.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë brenda pak javësh. Nuk kemi kohë për të humbur. Gjithashtu kemi folur edhe për situatën në veri. Po ashtu edhe për çështjen e energjisë”, ka thënë ai./teve1.info