Përmes njoftimit, Qeveria ka njoftua se në takim u biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve teksa u theksuan raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Kurti ka ritheksuar perspektivën evropiane të Kosovës si dhe aspiratat për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.
“Kryeministri Kurti ritheksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare. U bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim./teve1.info/