Zyra e kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Kurti ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij në dialog dhe ka ritheksuar elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizmin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, raporton teve1.info
“Mbarëvajtja dhe dinamizimi i procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe çështje tjera aktuale ishin temat kryesore të takimit. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajčák për angazhimin e tij në dialog, ndërsa ritheksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Kurti i’a ka bërë me dije Lajçakut se Qeveria e Kosovës është në përfundim të përgatitjeve për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian./teve1.info