Kurti ka thënë se për ta bërë më të lehtë ardhjen e tyre në Kosovë, Qeveria edhe këtë vit do të mbulojë shpenzimet e policës kufitare, ndërsa ka thënë se procedurat për pajisje me polisa janë të thjeshta dhe nuk marrin shumë kohë.
Ai ka treguar edhe për punën që po bënë Qeveria që ai e drejton për ta.
Kurti ka thënë se mërgata janë pjesë e rëndësishme e planit të Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit.
Të dashur bashkatdhetarë e theksoj se ju jeni pjesë e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës. Për këtë jemi duke punuar në hartimin e planit gjatë gjithë vitit. Të dashur bashkatdhetarë sakrifica dhe mundi juaj janë për të qëndruar gjithmonë së më afër familjarëve në Kosovë dhe kjo është për admirimin. Ju uroj të gjithë juve pushime të këndshme bashkë me familjarët dhe miqtë tuaj”, ka thënë Kurti, shkruan teve1.info.