Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë për vizitë në tiranë.
Gjatë vizitës, Kurti do të realizojë takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.
Kurti me Nikollen pritet të takohen në Kuvendin e Shqipërisë nga ora 11:30.
Temë e diskutimeve mes liderëve të të dyja shteteve pritet të jetë takimi i Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq, dhe arritja e marrëveshjes pa nënshkrimin e palëve.
Ndërkaq, para nisjes në Shqipëri, kreu i Qeverisë do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël në përvjetorin e 24 të masakrës. /teve1.info/