Ai në emisioni “Info- Nata” në Tëvë1, ka thënë se komuna ka bërë vlerësimin e dëmeve dhe a ka dërguar në nivelin qendror, por që ndihma ka munguar.
“Kemi përjetuar situatë të vërshimeve, sidomos kur ishte në proces ndërtimi i autosrades… Por duke e pasur mirëkuptimin edhe të qytetarëve, duke na ndihmuar edhe kompanitë e ndryshme ja kemi dalë që ta rehabilitojmë situatën. Fatkeqësisht nuk kemi marrë ndihmë edhe pse komisioni komunal ka bërë vlerësimin e dëmeve dhe i kemi dërguar në nivelin qendror nuk kemi marrë ndonjë ndihmë për banorët që janë prekur nga kjo situatë”, ka thënë Shehu.
Ai ka thënë se Kaçaniku nuk është përfshirë nga vërshimet e fundit.
Por, disa komuna tjera si Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu janë përfshirë nga vërshimet javë më parë, ku dëmet janë vlerësuar të jenë të mëdha.
Qeveria ende nuk ka ndarë mjete për mbështetje ndaj këtyre komunave, por ka premtuar se një gjë të tillë do ta bëjë.