Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë MCC që tri vite ka aprovuar programin “Compact” gjë e cila sipas tij, verifikohet shumë lehtë
“Kryeministri Kurti sot e përsëriti një të pavërtetë se kinse Qeveria e tij e fitoi Programin “Compact” nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se “është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit” që ka mundësuar kalimin nga Programi “Threshold” në Programin “Compact”. Kjo është gënjeshtër klasike dhe e vërteta verifikohet shumë lehtë! MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se kjo Qeveri nuk është që sjell investime, sepse është Qeveri jokompetente që sjell vetëm vonesa dhe tkurrje të investimeve kapitale./teve1.info/