Në këtë konferencë u tha se rreth 70% e ndotjes së ajrit në kryeqytet vjen si pasojë e numrit të madh të automjeteve.
E si pasojë e kësaj cilësie të ajrit, në Kosovë vitin e kaluar kanë ndodhur mbi 3 mijë vdekje të parakohshme.
E për shkak të kësaj gjendjeje, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kërkoi që të përdoren më pak vetura, si dhe qytetarët të bartin maska.
Por nga Komuna e Prishtinës, u tha se zbatimi i masave të parapara në përmirësimin e cilësisë së ajrit, duhet kohë.
Qendra për Avokim dhe Zhvillim në Kosovë për 12 muaj do të monitorojë ajrin në 15 lokacione të ndryshme në kryeqytet.
Kronika e realizuar nga Doresa Geci