Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit.
Ata dyshohet se duke u premtuar për termin vize, i kanë detyruar viktimat meshkuj kosovarë që për çdo rezervim ti japin nga 600€.
“Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /teve1.info/