Ai ka thënë se kjo nënkupton përfundim të konceptit të neutralitetit të shteteve në Evropë.
“Neutraliteti po dëshmohet të jetë i pamjaftueshëm për mbrojtjen e shteteve edhe në shekullin e XXI, kur ballafaqohen me rreziqe nga shtetet matrapazë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka kujtuar se Rusia e fitoi daljen ne Detin Baltik në kohët e Pjetrit te Madh, derisa ka shtuar se tani ky det, po shndërrohet në një liqen te NATO-s, për shkak të vet Rusisë, e cila jeton me mentalitetin e shekullit XIX.
Sipas tij, lufta në aspektin ushtarak është duke u zhvilluar ne Detin e Zi, e cila siç thotë Peci, sot është shndërruar në perden e re të hekurt, pas 33 viteve te rënies së saj.
“Liria dhe demokracia janë fuqi të cilat nuk do të mposhten, dhe këtë e ka vërtetuar historia. Vetëm vonim se shpëtim nuk ka”, ka thënë ai.