Këtë deklaratë Hoti e ka bërë në rrjetin social Facebook pas publikimit të Indeksiti të Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2022, me ç’rast, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 11.3% ndërmjet TM3 2022 dhe TM2 2022.
Ish- Kryeministri ka thënë se sikur të ulej TVSH-ja siç kishte propozuar LDK sot çmimet e prodhimit për biznese do të ishte më e ulëta, shkruan teve1.info.
“Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, siç kemi propozuar në pranverë, sot çmimet prodhimit për biznese do të ishte më e ulëta. Rrjedhimisht, çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm do të ishin më të ulëta dhe jeta e familjeve do të ishte më të lehtë”, tha ai.
Tutje Hoti ka theksuar se sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza, tashmë rreth 300 milonë euro do të ishin në buxhetin e familjeve dhe bizneseve dhe do të qarkullonin në ekonomi.
“Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza, sot nuk do të kishim 700 mil euro në llogari të Qeverisë, të cilat po i zhvlerëson inflacioni. Rreth 300 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve dhe bizneseve dhe do të qarkullonin në ekonomi. As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale dhe për rritje të pagave, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë. I mbledhin pa nevojë, i mbajnë në llogari dhe zhvlerësohen nga inflacioni. Çfarë menaxhimi katastrofal i parasë publike!”, ka shkruar ai në fund.