Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se me Escobarin kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë.
“Sot u takova me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar. Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Hoti thotë se miqësia me SHBA është e shenjtë dhe duhet të vazhdohet përherë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka përfunduar Hoti. /Teve1.info/