Përmes një postimi në Facebook, ai bëri llogari se sa mund t’i kushtojë buxhetit të Kosovës miratimi i kësaj kërkese.
“SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Në arsimin parauniversitar janë të punësur 28,834 persona: • 23,033 mësimdhënës parauniversitar, • 3,276 personel ndihmës, • 919 personel edukativ në çerdhe, • 1,606 staf adminsitrativ. Rrjedhimisht: 28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj”, thuhet në postim.
Sipas tij, asnjë problem nuk shkaktohet në buxhetin e shtetit nga plotësimi i kësaj kërkese duke thënë se bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë.
“Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë. Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash ai./teve1.info/