Në këtë takim sipas njoftimit të ministrisë u diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Trendafilova për të mërkurën ishte e ftuar një aktivitet në Gjilan,por kishte anuluar pjesëmarrjen në këtë takim pas paralajmërimit të protestave nga PSD.
Kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj një ditë më parë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar fshehurazi me Trendafilovën, por një gjë të tillë e ka mohuar Gjykata Speciale në një përgjigje për Tëvë 1.