Ajo ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës dhe familjarët e të vrarëve.
“Kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e Masakrës së Reçakut është lajm i mirë për drejtësinë dhe shtetin tonë sepse për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës. Ky është një lajm që qytetarët dhe familjarët e të vrarëve e prisnin prej vitesh”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka kritikuar sistemin prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin Aleksander Lumezi që nuk kanë pasur vullnet e interesim për trajtimin e krimeve ndaj popullit të Kosovës nga regjimi i Serbisë.
“Qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë. Është tejet e rëndë që misionet e instaluara në Kosovë, UNMIK e EULEX sikurse edhe sistemi jonë i drejtësisë nuk kanë bërë sa duhet në drejtim të hetimit dhe gjykimit të shumë krimineleve të luftës me qëllim që të sjellim drejtësi për qindra masakra në Kosovë sikurse edhe për Masakrën e Reçakut të cilën e rikujtuam dje”, ka shkruar ajo.