tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj pas takimit me Chollet: Shtrova nevojën urgjente për marrëveshje finale me Serbinë

tëvë1 nga tëvë1
11/01/2023
A A
Haradinaj: Kurti më shpesh e takon Vuçiqin sesa Glaukun
Share on FacebookShare on Twitter

Haradinaj ka shkruar se gjatë takimit me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka shtruar nevojën urgjente për marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

“Në një takim përmbajtësor me delegacionin nga Departmenti i Shtetit i kryesuar nga z. Derek Chollet, Këshilltar i lartë, z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, z. Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n, dhe me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, shtrova nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si hap i domosdosshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Njëherit, Haradinaj ka njoftuar se ka shtruar nevojën edhe për integrimin e plotë të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të vendit.

“Falënderova përfaqësuesit amerikanë për ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e tyre edhe në këtë fazë të ndjeshme pa të cilën vështirë se do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare të paqes”, thuhet tutje në postimin e Haradinaj.

Kujtojmë se sot Këshilltari i lartë në Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka pasur vizitë në Kosovë./teve1.info/.

Të ngjashëm

Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, AAK do përfaqësohet nga Ardian Gjini
LAJMET

Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, AAK do përfaqësohet nga Ardian Gjini

09/02/2023
Haradinaj thotë se Asociacioni u trashëgua, e pranon planin franko-gjerman
LAJMET

Haradinaj thotë se Asociacioni u trashëgua, e pranon planin franko-gjerman

09/02/2023
Kurti: Beteja e Serbisë është që Asociacionin nga neni i fundit ta vendosin në fillim të planit franko-gjerman
LAJMET

Kurti: Beteja e Serbisë është që Asociacionin nga neni i fundit ta vendosin në fillim të planit franko-gjerman

09/02/2023
Shtatë raste të reja me Covid-19
LAJMET

13 raste të reja me Covid-19

09/02/2023
Abdixhiku: Askush nuk e di se çfarë ka pranuar Kurti
LAJMET

Abdixhiku: Askush nuk e di se çfarë ka pranuar Kurti

09/02/2023
Bajrami: Me urdhër të një gjykate jokompetente janë ekzekutuar 3.5 milionë euro në AKP
LAJMET

Bajrami: Me urdhër të një gjykate jokompetente janë ekzekutuar 3.5 milionë euro në AKP

09/02/2023
Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, AAK do përfaqësohet nga Ardian Gjini

Takimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane, AAK do përfaqësohet nga Ardian Gjini

09/02/2023
0

Pas takimit të 31 janarit, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier do të organizojë sot një takim tjetër për të lehtësuar diskutimin...

Haradinaj thotë se Asociacioni u trashëgua, e pranon planin franko-gjerman

Haradinaj thotë se Asociacioni u trashëgua, e pranon planin franko-gjerman

09/02/2023
0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ai dhe partia e tij e pranon planin franko-gjerman derisa e ka porositur...

Kurti: Beteja e Serbisë është që Asociacionin nga neni i fundit ta vendosin në fillim të planit franko-gjerman

Kurti: Beteja e Serbisë është që Asociacionin nga neni i fundit ta vendosin në fillim të planit franko-gjerman

09/02/2023
0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se propozimi evropian është një kornizë por asesi marrëveshja përfundimtare me Serbinë. “Dhe kjo marrëveshje...

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Tërmet në Shqipëri

09/02/2023
0

Shqipëria është goditur pak çaste më parë nga një tërmet me mganitudë 4.1 i shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.