Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se veprimet e Kurtit në ngjarjet e fundit janë të ngutshme, përfshirë këtu edhe eskalimin e situatës në veri.
“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu. Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur disa incidente që dyshohet se janë shkrepje armësh e shpërthime në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut gjatë shoqërimit të zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor në zyrat e komisionit komunal./teve1.info/.