Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka bërë të ditur për teve1.info se dyshohet se një person nën kërcënimin e armës, ka grabitur një shumë të parave nga dyçani dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, theksoi ai. /Teve1.info/