E mungesa e transportit veçse po ua vështirëson jetën banorëve të kësaj ane, kjo pasi ata po detyrohen të udhëtojnë me taksi të tjera ilegale.
Ardita Bytyqi nxënëse e shkollës së mesme në Prishtinë, thotë se jo rrallë herë kthehet në këmbë në shtëpi.
“Lëshohem më herët nga shkolla, po duhet me ardh në shtëpi duhet me ardhë ose në këmbë ose me lajmëru babin, në fakt është një përgjegjësi e madhe dhe një vështirësi e madhe për shkak se na nuk mundemi me udhëtua me autobus sepse është rrallë autobusi”, thotë ajo.
Linjat e rralla të transportit, problem po i shkaktojnë edhe banorëve të tjerë.
E përveç kësaj banorët po kanë edhe një vështirësi tjetër, për këtë na tregon banori i këtij fshati Fehmi Merlaku.
“Duhet me udhëtu me taksi me shku prej Dardhishtës në Prishtinë e Fushë Kosovë në fakultete që shkojnë nxënësit’’, shtoi ai.
Megjithatë edhe Kryetari i Këshillit të fshatit, Kadri Shalaku apelon institucionet komunale që të bëjnë një zgjidhje për këta banorë.
‘’Dardhishtë, Fushë Kosovë i kemi vetëm 4 herë dmth 4 linja, kështu që kisha apelu nga institucionet Komunale që së pakti me bo presion me bo edhe një linjë tjetër në Dardhishtë së pakti të ketë për çdo orë transport për udhëtarë’’, tha ai.
E lidhur me këtë nga Komuna e Obiliqit, për zgjedhjen e kësaj çështjeje thonë se e kanë menduar bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës.
Derisa të zgjidhet ky problem banorët e këtushëm do të vazhdojnë të përballen me vështirësi sa i përket udhëtimit.
Kronika e realizuar nga gazetarja Furtuna Zejnullahu.