Librin që e mbante gjithmonë me vete djali i saj, e ruan me nostalgji. Hatixhe Selimi, thotë se birit të saj, Selim Selimit s’i kalonte asnjë ditë pa lexuar pjesë nga ky Kuran.
E ky i fundit, la bankat e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me të njëjtin pasion, thotë se Selim Selimi fliste edhe për t’iu bashkuar UÇK-së.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, Selim Selimi bashkë me komandant Mujë Krasniqin dhe 40 dëshmor të tjerë, u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe në Gorozhup të Pashtrikut.
Ky ishte vetëm njëri nga medresistët që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.
Për këtë familja Selimi thonë se nuk u ndien mirë nga deklarata e ish-deputetes së LDK-Melihate Termkolli, për shkollën në të cilën u edukua biri i tyre.
E këtë deklaratë nuk e pritën mirë as në Medresene e meseme “Alauddin” në Prishtinë
Drejtori i kësaj medreseje, Fadil Hasani, thotë se afër 30 nxënës e imam që mësuan në këtë shkollë, ranë dëshmorë për mbrojtjen e vendit.
Hasani ka shtuar se përveç kësaj, në vitet e 90 në ambientet e medresesë, u mbajtën më shume se 1 mijë e 200 aktivitete me karakter fetar e kombëtar.
Një prej tyre, është edhe Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u mbajt në këtë amfiteatër.
Ndërsa ka kujtuar edhe ditën kur forcat serbe, u futën me forcë brenda objektit të medresese.
Ndërkohë në vitin 2021, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, Medresesë së Mesme Alauddin, i ndau medaljen presidenciale për merita me rastin e 70 vjetorit.
Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.