Kurti dhe Vuçiq, do të kenë kohë disa muaj që ta analizojnë dhe negociojnë propozimin e zyrtarëve të Bashkimit Europian për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Gazetari Adrian Çollaku, mendon se do të ketë marrëveshje të shpejtë mes dy vendeve.
E për njohësin e çështjeve politike, Gazmir Raci, tashmë palët kanë hyrë në një finale të madhe.
Ai pret marrëveshje të shpejtë përfundimtare, sidomos gjatë kohës sa Joe Biden është krye të Shtëpisë së Bardhë.
Se gjithçka po shkon drejt fundit, e tha edhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Është një moment i rëndësishme për dialogun Kosovë Serbi. Dje në serbi e kemi dorëzuar versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, tha Borrell.
Muaji mars është përmendur si afat marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. E për të ndodhur një gjë e tillë, të dy palët do të negociojnë mbi propozimin e Bashkimit Evropian, i njohur ndryshe si plani franko-gjerman. Ky propozim tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kronika e realizuar nga Arton Rama