Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për teve1.info se i dyshuari është arrestuar.
“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU ‘Kajtaz Ramadani’ në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari”, tha ai.
Sipas Elezajt, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”. /Teve1.info/