Që nga data 25 shkurt, qytetarët e Prishtinës për shkak të mos funksionimit të kioskave eletronike po detyrohen të ju drejtohen sporteleve në administratën e komunës.
Problemi i njëjtë është në të dy objektet.
Pritjet e gjata duket se kanë shqetësuar qytetarët. Madje disa nga ta nuk kanë kryer fare punë.
“ Jam tu prit që dy orë e gjys, kryva punë po hina pa ren, hina me ni numër tjetër jo me numër tem. Katastrofë keq, spo di qa me thanë”, thotë Shqipe Hoxha qytetare
“Unë prej orës 9:30 isha këtu edhe deri tani s’kam mujt me kry punë. I lonë njerëzit me prit këtu edhe ka dy tri ditë nuk kryjnë punë fare. Mu mduhet me ardh nesër në ora 6 në mëngjes me nxon rennin e me kry punë, kjo është mizerje, ju lutem”, thotë Nimon Xhaferraj.
E drejtori i Drejtorisë së Administratës, Bersant Beka thotë për Tëvë1 se kjo gjendje është e përkohshme.
“Jemi në pritje të fuksionalizimit të e – kiosqeve, ku sot paradite kemi marrë një email, ku kanë kërkuar disa informata shtesë nga ARC-ja dhe ASHI-ja dhe besoj që shumë shpejtë do të hyjnë në funksion meqenëse po krijohen turma të gjata tek sektori i gjendjes civile”, thotë Beka.
Ndër të tjera ai sqaroi se arsyje për largimin e E– kiosqeve është ndryshimi i disa programeve përkatësisht në çertifikatat të cilat lëshohen.
Ndërkohë, këtë problem të martën e pati qendra kryesore e mjekësisë familjare në kryeqytet.
Kronika e realizaur nga Valëza Sylejmani