Dy të miturat nga Podujeva të raportuara të zhdukura janë gjetur në një kafiteti në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës ato ishin raportuar të zhdukura të premten rreth orës 11:20, ndërsa që janë gjetur nga Policia rreth orës 23: 30 në shoqërinë e dy djemve njëri nga ta i mitur.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafene në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vajzat janë kthyer në shtëpi, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet./teve1.info/