Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se dy lagje në kryeqytet të shtunën kanë mbetur pa ujë.
E si pasojë i një defekti në rrugën “Luan Haradinaj”, pa furnizim me ujë kanë mbetur “Qyteza Pejton” dhe lagjja “Dardania”, përcjell teve1.info.
“Prishtinë, 1 prill – Për shkak të një defekti në orët e hershme të mëngjesit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë, pa furnizim me ujë mbesin”Qyteza Pejton” dhe lagjja”Dardania”.Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë. Faleminderit për mirëkuptim!”, ka shkruar KRU “Prishtina” në Facebook.
Po ashtu, kanë njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes tanimë janë duke u marrë me riparimin e defektit.