Po presin në rend për t’i kryer procedurat paraprake.
Kështu, qytetarë të shumtë po dhurojnë gjak vullnetarisht afër Xhamisë së Madhe në Prishtinë, pas faljes së namazit të xhumasë.
Ata shprehen të kënaqur me këtë organizim, teksa shtojnë se aktivitete të tilla duhet pasur vazhdimisht.
Nga Qendra për Transfuzionin e Gjakut thonë se ky aktivitet organizohet çdo të premte nëpër xhami të ndryshme të vendit dhe se interesimi është i madh.
E nga Këshilli i Bashkësisë Islami thonë se aktivitete të këtij lloji do të vazhdojnë edhe ditëve tjera në xhami të ndryshme të vendit.
Teksa nga organizatorët e këtij aksioni thanë për televizionin se gjatë ditës është paraqitur një numër i konsiderueshëm i vullnetarëve për dhurimin e gjakut.
Kronika e gazetarit Lindrit Zejnullahu.