Gazetarja e Tëvë 1 në vendin e ngjarjes, Florijeta Dernjani bën të ditur se sipas dëshmitarëve, gruaja që dyshohet se mbeti e vrarë, ka qenë shtatzënë.
Sipas saj, nuk dihet ende nëse relacioni që kishin viktima me dorasin është lidhje martesore.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet mjekësore.
Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh që një grua mbeti e vrarë. Rasti i fundit ishte të premten, më 25 nëntor, ku një 63-vjeçare mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj 70-vjeç.
https://teve1.info/lajmet/3-dyshohet-se-nje-grua-eshte-vrare-brenda-hapesires-se-qkuk-se/