Ajo ka thënë se Qeveria po na mbanë në terr informativ, teksa ka shtuar se lajmet po i marrin nga mediat, raporton teve1.info
Çitaku ka pyetur kryeministrin, Kurti se çfarë po ndodhë në vend, a ka pasur eksplozime apo ndjekje të personelit të KQZ-së.
“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat.Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplozime? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku.
Në media po raportohet për dy shpërthime që janë dëgjuar pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut – që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Ndërsa në një përgjigje për Teve1.info, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se në lidhje me situatën e krijuar atje, KQZ-ja do të mbajë sot mbledhje.
Në lidhje me këtë, Teve1.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje./teve1.info