Linda Çavdarbasha ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministres në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Përmes një postimi në Facebook, Çavdarbasha ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë të enjten, derisa e ka njoftuar edhe kryeministrin, Albin Kurti, raporton teve1.info.
Sipas saj, dorëheqja ka ardhur për arsye të vazhdimit të karrierës profesionale.
“Të nderuar miq e mikesha, Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres. Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale. Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve”, ka shkruar ajo./teve1.info/.