Teksa bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse si dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Qagllavicë, Prishtinë, 06.05.2022 – 15:32. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, raporti i plotë i policisë.