Ajo ka thënë se si parti kanë qenë konstruktive në këtë proces, por tash janë monitorues, pasi siç ka thënë ajo tani përgjegjësia është Qeverisë.
“LDK ka qenë konstruktive në dialog dhe e ka dhënë fjalët e vet dhe tani do të jemi monitorues të kësaj Qeverie sepse është përgjegjësi e saj.Por LDK do ta përkrahë dialogun nëse ka njohje reciproke. Detyra e ardhme është të zgjidh problemin me Serbinë, sepse sa i përket qytetarëve Kurti nuk e ka hallin e tyre”, ka thënë ajo në “Info-Nata” në Tëvë1.
Bunjaku-Rexha, tha se Kurti ka anashkaluar opozitën në këtë proces.
Ajo poashtu ka folur për dështim në shumë fusha tjera. Duke folur për situatën në shëndetësi dhe ikjen e mjekëve këtyre të fundit u bëri thirrje të kenë durim dhe mos ta lëshojnë vendin, pasi sipas saj do të vijnë qeveri tjera që kanë vizion.
“Unë ju bëjë thirrjeve mjekëve të kenë durim, sepse kjo qeveri si ka ardhur edhe do të shkojë”.