Ka përfunduar me marrëveshje takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropianë.
Pas këtij takimi, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell bëri të ditur lajmin.
“Sot u pajtuam se si do zbatohen marreveshjet e arritura mes Kosoves dhe Serbise”,tha ai.
Borrell tha se palët janë të obliguara të respektojnë te gjitha marrëveshjet.
“Kosova është zotuar që do ta respektojë pikën e shtatë të marrëveshjes, dhe kjo duhet te fillojë të zbatohet sa me shpejtë”, tha ai.
Paragrafi i dytë i këtij neni thotë se palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.
Ai ka thanë se palët do të përballen me pasoja nëse nuk respektojnë marrëveshjet dhe do të kenë benifite nëse i respektojnë./teve1.info/