Këto intervenime po ndodhin sipas komunës për ta bërë të përshtatshme për projektin e festave të fundvitit.
Kjo hapësirë deri më datën 8 janar do të jetë e hapur vetëm për këmbësorë.
E sipas komunës së Prishtinës krejt kjo po ndodh për t’iu përshtatur projektit te festave të fundvitit.
“Po bëhen intervenime të cilat do ta bëjnë të përshtatshme atë zonë për projektin e festave të fundvitit”, ka thënë lirik Musliu – drejtori i Shërbimeve Publike
Por bllokimi i rrugës po shihet si jo i menduar mirë nga Lëvizja Vetëvendosje.
E Komuna Prishtina ka paralajmëruar që rruga Xhorxh Bush të shndërrohet edhe në shesh. Një gjë e tillë po konsiderohet si e nevojshme edhe nga ekspert të komunikacionit.
Zgjerimi i sheshit deri te Katedralja, po shihet si projekt i duhur edhe nga arkitekti Nol Binakaj.
Por ky bllokim i rrugës, ka krijuar kolona në rrugët e kryeqytetit. Megjithatë, ka prej vozitësve që e kanë mirëpritur këtë ndryshim.
Rruga Xhorxh Bush në kryeqytet, është mbyllur nga data 26 nëntor deri më 8 janar. Kjo periudhë do të shërbejë për dekorimin e festave të fundvitit.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, gjatë këtij viti, ka testuar edhe disa rrugë të tjera, për të parë mundësinë e mënjanimit të kolonave të gjata.
Kronika e realizuar nga Doresa Geci