Një person ka mbetur i lënduar sot pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka bërë të ditur për teve1.info se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës. /Teve1.info/