E marta ka qenë dita e fundit e punës si guvernator në Bankën Qendrore të Kosovës për Fehmi Mehmetin.
Për punën e tij pesë vjeçare shprehet krenar Mehmeti.
Mehmeti tregon edhe rëndësinë e BQK-së për procesin e zgjedhjes së bordit të Fondit Pensional të Kursimeve.
E Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se nga e mërkura, ushtrues detyre në pozitën e guvernatorit do të jetë Bashkim Nurboja,
“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i skadimit të mandatit të guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë, për shkak të skadimit të mandatit, bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga kryetari i bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e zëvendësguvernatorëve”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Në anën tjetër, njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se po tentohet të politizohet ky institucion nga shteti.
Ndërkohë mbështetur në Ligjin për Bankën Qendrore të Kosovës, si dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e pozitës së guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e guvernatorit, ka përcaktuar listën e kandidatëve për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës, me këta emra: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkëndije Himaj.
Kronika e gazetares Fetije Kamberi.