Përmes një postimi në Facebook, deputetja e LDK-së i ka rekomanduar SBASHK-ut të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Që më 1 janar të vitit 2023, ajo propozon të fillojë implementimi i Ligjit të Pagat.
Në rast se nuk hyn në fuqi ky ligj, Bajrami thotë që të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
“I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa. Shkollat dhe çerdhet të hapën të hënën” ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Bajramit:
PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË
Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.
Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.
I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:
– Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.
– Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
– Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.
I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.
Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.
Hykmete N. Bajrami
ish ministre e arsimit
ish ministre e financave