Policia ka arrestuar gjatë ditës së djeshmë një person në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
B.K, 28-vjeçar është arrestuar për vjedhje të rëndë të mbetur në tentativë.
“Në cilësi të provave materiale te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, vegla pune dhe dëshmi tjera relevante që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
PK-ja po ashtu ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit ka rezultuar të ketë urdhëresë aktive të gjykatës, për të cilën i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë””, njoftohet tutje.