I dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, me dënim brugimi prej një viti, raporton teve1.info
S.M më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:00 në Kaçanik, kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin me inicialet S.M (M/K), i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, me dënim burgimi prej një (1) viti, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se do të vazhdoj me realizimin e urdhëresave ndaj personave të cilët ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.