Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “19 Qershori”, në Podujevë ku viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, raporton teve1.info
“Mbrëmë nga njësia policore e stacionit policor në Podujevë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin “Vrasje në Tentativë”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë , me ç’ rast, viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale ”Vrasje në Tentativë”.