Kështu ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ka parë nga afër punën profesionale që po bëhet në kuadër të kërkimeve arkeologjike që po bëhen në Parkun Arkeologjik Ulpiana.
“Mbështetja financiare IPA II e Bashkimit Evropian e ka fuqizuar punën e institucioneve tona në këtë aset të rëndësisë botërore. Nga Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris dhe arkeologët tanë Arben Hajdari e Milot Berisha, u informova për ecurinë e punës, gjetjet e deritanishme dhe fazat e ardhshme. Ky program po realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Prishtinës, Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Shkollës së Lartë Normale, Universiteti i Parisit, përmes të cilit lokaliteti arkeologjik Ulpiana përfiton mbështetje profesionale për kërkime arkeologjike, duke thelluar edhe shkëmbimin profesional me shtetin francez”, ka shkruar ai në Facebook.