Ai duke komentuar vendimin e ambasadorëve të BE-së për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian, ka thënë se nuk pret ndonjë kusht specifik.
Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se kjo çështje nuk mund të ndërlidhet as me zhvillimet në dialog.
“Është punë e kryer, sepse kjo është shkalla e pestë ku votojnë ambasadorët dhe më pas mbahet ai takimi trelateral. Nuk besoj që do të ketë më ndonjë kusht specifik, as në lidhje me dialogun”, ka thënë ai.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më së largu më 1 janar të vitit 2024.