Arifi pretendon se beteja e humbur e energjisë, do e dobësojë shumë këtë Qeveri, pasi siç tha ai, do jetë e pamundur të gjejnë zgjidhje.
“Nëse shohim pakëz më thellë se çfarë ka ndodhur prej kur ka ardhur kjo Qeveri në pushtet, janë tri beteja deri tash që i ka humbur, disa i ka fituar, sepse është përceptuar që korrupsioni nuk është më në nivelin e lartë. E para është energjia, që nuk do kenë mundësi ta zgjidhin asnjëherë këtë problem deri sa të jenë në pushtet dhe kjo do e dobësojë shumë këtë Qeveri. E dyta është beteja kryesore, e ka humbur ekonominë dhe në fund vinë sindikatat e arsimi”, tha Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Politologu Arifi tha se partia aktuale në pushtet, e ka humbur definicionin e fjalës politik bërje. Ai tha se politik bërja është dialog permanent me të gjitha palët e interesit, gjë që sipas tij nuk po ndodhë./Tëvë1.info.