Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar kaltër persona.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Me datën 28.08.2022 rreth orës 23:25 në fshatin Hereq-Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjetesh, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kerkuar katër persona”, ka thënë ai.
Elezaj ka thënë se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori kompetent.
Pamjet janë publikuar nga “Peja në Fokus”.