Ahmeti theksoi se viktima ka qenë e martuar në Shtime.
Sipas raportimeve, dorasi është ish-bashkëshorti i viktimës dhe ishin në proces të divorcimit. Lidhur me këtë, Ahmeti theksoi se meqenëse 35-vjeçarja ka qenë e martuar në Shtime, me rastin janë marrë Qendra për Punë Sociale në atë komunë.
“Qendra për Punë Sociale e Shtimes është marrë me rastin, meqenëse ka qenë e martuar në Shtime dhe rasti ka ndodhur në Shtime më herët, ndarja do të thotë. Dhe në këtë rast unë u informova nga Qendra për Punë Sociale e Lipjanit që nuk është marrë komuna jonë, por janë marrë Shtimja, sepse në Shtime ka qenë e martuar”, tha ai për teve1.info
Deri tani nuk raportohet për të arrestuar rreth këtij rasti.